Coronovirus tashmë ka tronditur botën dhe të gjithë shtetet po marin masat e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit. Gripi, i cili lindi në Kinë ka, prekur dhe botën e sportit, ku shumë aktivitete janë pezulluar apo po zhvillohen me dyer të mbyllura.
Është qeveria e Kilit ajo që ka marë një masë për gripin dhe bëhet fjalë për lojtarët që luajnë në vendet që janë me te kuqe në Europë, si Italia e Spanja. Vendi latin do të luajë në fund të këtij muaji ndeshjet për kualifikueset në Kupën e Botës 2022.
Qeveria ka bërë një plan masash, ku një nga këto është dhe karantinë për lojtarët që luajnë në Europë. Emrave si Alexis Sanchez, Arturo Vidal dhe Gary Medel do t’u duhet të qëndrojnë në karantinë.
‘’Askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Lojtarët që luajnë në Europë dhe sidomos në Itali do të futen në karantinë, është e detyrueshme. Sigurisht është zgjedhja e tyre nëse do të qëndrojnë në shtëpi ose do të karantinohen të gjithë në stadiumin ku do të luhen ndeshjet’’, janë fjalët e Jamie Manalich, Ministrit të Shëndetësisë së Kilit. /abcnews.al