Coronavirusi godet sërish në Serie A, ish-milanisti dhe një tjetër pozitivë

schedule10:24 - 14 Mars, 2020

schedule 10:24 - 14 Mars, 2020

Vlahovic rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe nuk është i vetmi te Fiorentina që duhet të luftojë me virusin e ri. Klubi vjollcë ka dalë me deklaratë dhe zbulon se janë edhe tre të tjerë që kanë dalë pozitivë pas kryerjes së testit.

Njëri është fizioterapisti, Stefano Dainelli, ndërkohë që dy të tjetër janë futbollistët Patricks Cutrone dhe German Pazella. Fiorentina bën me dije se të gjithë këta ndodhen në shtëpitë e tyre të izoluar dhe janë në gjendje të mirë.

Kështu rritet numri i lojtarëve të Serie A që kanë dalë pozitivë në Serie A. I pari ishte Daniele Rugani i Juventusit, për t’u pasuar nga Manolo Gabiani i Sampdoria. Klubi nga Genoa një ditë më parë publikoi edhe emrat e katër lojtarëve të tjerë, që kanë marrë virusin e ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!