Italia po përballet me një situatë të vështirë, teksa të prekurit nga Coronavirus vijojnë të shtohen. Ka pasur edhe viktima, ndërkohë që më problematike shikohet gjendja në zonën e Lombardisë. Nisur nga situata e krijuar, janë anuluar edhe disa ndeshje të Serie A.
Një ditë më parë u vendos që tre prej tyre të mos zhvillohen, ndërkohë që në momentet e fundit është vendosur që të shtyhet edhe sfida mes Torino-Parma, që ishte programuar të zhvillohet sot prej orës 15:00.
NDESHJET E TJERA – Në zonën e Lombardisë janë anuluar më shumë se 40 ndeshje. Një prej ndeshjeve të anuluara është ajo mes Interit dhe Sampdorias. Edhe ndeshjet e dy ekipeve të shqiptarëve janë shtyrë.
Atalanta e Berat Djimsiti nuk do të përballet me Sassuolo sot, sikurse edhe Hellas Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit do të duhet të presë se kur do ta luajë takimin me Cagliari. / abcnews.al