Pas Italisë është radha e Spanjës që të gjunjëzohet para Coronavirusit. Në ditët e fundit është shtuar shumë numri i viktimave, duke ndezur kështu alarmin në shtetin spanjoll. Duke parë dhe situatën e krijuar, Federata Spanjolle ka patur një bisedim me presidentët e klubeve të La Ligës.
Në mirëkuptim mes palëve, ato kanë vendosur që kampionati të jetë i pezullar për disa kohë duke mos përcaktuar asnjë datë se kur ai mund të rinisë. Kjo shikohet si një masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, që tashmë është kthyer në pandemi botërore.
Asnjë aktivitet sportiv nuk do të rifillojë derisa qeveria spanjolle të hape dritën jeshile. Të gjithë tifozët duhet të presin disa kohë, derisa loja më e bukur në botë të rikthehet sërish. Shpresojmë të ndodhë sa më shpejt./ abcnews.al