Coppa Italia/ Empoli i falet “ruletës ruse”, Ismajli me shokë eleminojnë “Violët” nga gara për Kupën

schedule23:28 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 23:28 - 4 Dhjetor, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe plot emocione, gjë që e vërtetojnë edhe 10 penallti të goditura.

Fiorentina është e para skuadër “big” që i jep “lamtumirën” këtij edicion të Coppa Italia, me “Violët” që janë eleminuar nga “Të Kaltërit” e Empoli, vetëm pas goditjes së 11-metërsha, nga ku Ismajli me shokë patën më shumë fat.

Koha e rregullt në “Artemio Franchi” pa plot 4 gola të shënuar, teksa ishte fillimisht Ekong në minutën e 4’-t që i dha avantazhin skaudrës së Empoli, për të lënë më pas vendin golave të vendasve të cilët përmbysën gjithçka me anë të Kean e Sottil, por nuk mbaroi me kaq pasi në minutën e 75’-të Esposito dërgoi topin në rrjetë pë të lënë sfidën në dorën e “ruletës ruse”.

Nga pika e bardhë e penalltisë “Të Kaltërit” rezultuan më të saktë, të cilët gabuan vetëm një herë me Ekong, ndërsa për “Violët” të pasaktë u treguan Ranieri e Kean, duke bërë kështu që Empoli të sigurojë një “biletë” për në çerekfinalet e kompeticionit, ku përballë do të ketë fituesin e sfidës Juventus-Cagliari. /i.m /abcnews.al