Coppa Italia/ Eleminohet Lecce e Ramadanit, Cagliari kalon “bllokadën” Cremonese

schedule20:16 - 24 Shtator, 2024

schedule 20:16 - 24 Shtator, 2024

Pasditen e kësaj të marte kanë startuar sfidat e fazës së 1/16-ve, të Coppa Italia, me skuadrat që kanë zbritur në fushë, me qëllimin e vetëm sigurimin e një bilete çerekfinaleje.

Kështu, në “Stadio Via del Mare”, Lecce e Ylber Ramadanit i ka dhënë “lamtumirë”, disi më herët seç duhej kompeticioni teksa është mundur me rezultatin e pastër 2-0, nga “Zijeshilët” e Sassuolo me Muharemovic e D’Andrea, që siguruan kalimin për “Emiljanët”.

Këta të fundit kanë mësuar edhe kundërshtarin në çerekfinale, teksa përballë tyre janë “Djajtë” e Milan, të karikuar goxha sëfundmi pas fitores në derbin ndaj Inter.

Në krahun tjetër, Cagliari fitoi minimalisht, 1-0, ndaj Cremonese, me golin e vetëm të sfidës që erdhi nga “veterani” Gianluca Lapadula, në minutën e 60’-të të sfidës, për të siguruar kështu kalimin në fazën e ardhshme ku përballë do të kenë “Bardhezinjtë” e Juventus. /i.m /abcnews.al