Copernicus: 21 korrik dita më e nxehtë e regjistruar në botë

schedule14:32 - 23 Korrik, 2024

schedule 14:32 - 23 Korrik, 2024

E diela e 21 korrikut ishte dita më e nxehtë e regjistruar në botë, sipas të dhënave paraprake nga Agjencia e BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus.

Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe arriti në 17.09 gradë Celsius të dielën, pak më e lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur korrikun e kaluar prej 17.08 gradë C.

Valët e të nxehtit goditën pjesë të mëdha të SHBA-së, Europës dhe Rusisë gjatë javës së kaluar.

Copernicus konfirmoi për Reuters se temperatura mesatare ditore, e cila kishte vendosur një rekord vitin e kaluar, duket se ishte tejkaluar të dielën në të dhënat shkencore që datojnë që nga viti 1940.

Vitin e kaluar katër ditë radhazi shënuan rekorde, nga 3 deri në 6 korrik, si pasojë e ndryshimeve klimatike të nxitura nga djegia e lëndëve djegëse fosile, duke shkaktuar nxehtësi ekstreme në hemisferën veriore.

Çdo muaj që nga qershori 2023, 13 muaj radhazi është renditur si më i nxehti në planet që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajt korrespondues të viteve të mëparshme, sipas Copernicus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!