Më në fund i erdhi radha një “mitiku” argjentinas, për të pritur finalen e kompeticionit më të rëndësishëm, për klubet e Amerikës së Jugut, Copa Libertadores, me sfidën e fundit të turneut, që do të zhvillohet në Buenos Aires, herë e parë kjo në formatin e finaleve me ndeshje teke, modul ky që u vendos në vitin 2019.
Vendimi u prezantua pasditen e kësaj të marte, fillimisht nga Federata Argjentinase e Futbollit, e cila “iluminoi” tifozët, mbi vendimin për të përcaktuar, “mitikun” e River Plate, “Estadio Monumental”, si stadiumin e finalistëve, vendim i cili më tej është konfirmuar edhe nga Presidenti i organizatës “homologe”, të UEFA-s, CONMEBOL, Luego Alejandro Dominguez.
Ndërkaq, kujtojmë se kampionët në fuqi të këtij kompeticioni janë brazilianët e Fluminense, me skuadrën pjesë e së cilës janë edhe “legjendat”, Marcelo e Felipe Melo, të cilët mundën në finalen e madhe, të Rio de Zhaneiros, në “Marakana”, “gjigantët” argjentas, të Boca Juniors, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2. /i.m /abcnws.al