Copa del Rey/ Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, Mallorca e Muriqit kundër “Baskëve”, Bilbao sfidon Atletico Madrid

schedule14:36 - 26 Janar, 2024

schedule 14:36 - 26 Janar, 2024

Mbrëmjen e së enjtes, që sapo lamë pas, “Los Colchoneros” të Atletico Madrid zhvilluan një paraqitje tejet fantastike, teksa në “Metropolitano Stadium” mposhtën me 1 gol “Andaluzianët” e Sevilla, duke siguruar kështu një biletë gjysmëfinaleje për Kupën e Mbretit, si dhe duke plotësuar grupin e skuadrave, që kanë arrirë në këtë fazë të kompeticionit.

Mesditën e kësaj të premteje u hodh edhe shorti për ndarje në çifte të skuadrave, në kuadër të këtij raundi e për të thënë të drejtën përballje janë goxha interesenate. Kështu, Mallorca e Muriqit ka “peshkuar” një skuadër jo të lehtë, si “Baskët” e Real Sociedad, ndërsa “Los Colchoneros” e Atletico Madrid do të përballen, me një tjetër ekip “Bask”, si Athletic Bilbao.

Ndërkaq, janë vendosur edhe datat kur do të zhvillohen këto sfida, me ato të parat, Atletic-Madri-Athletco Bilbao, si dhe Mallorca-Real Sociedad, që do të zhvillohen më datë 6 shkurt, ndërsa përballjet e kthimit do të zhvillohen më 28 shkurt, ndërkaq finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 6 prillit, në “mitikun” e Seviljes, “La Cartuja”. /i.m /abcnews.al