“Conti i denjë për Milanin, është i zhgënjyer! Pioli në premtoi diçka”

schedule10:19 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 10:19 - 29 Dhjetor, 2020

Andrea Conti u ble nga Milani tek Atalanta për 24 milion euro, por anësori ka qenë i pafat për shkak të dëmtimeve që ka pasur dhe këtë sezon është Davide Calabria ai që po zhvillon ndeshje perfekte dhe nuk po e lejon trajnerin Pioli t’ia japë ndonjë mundësi Contit.

Situata për nuk është e mirë dhe këtë e pranon edhe vetë menaxheri i tij, Mario Giuffredi. “Andrea sigurisht nuk është i lumtur, pasi vitin e fundit luajti rregullisht si titullar me Stefano Piolin dhe ishte zgjedhje e parë. Pas operacionit për të pastruar gjurin në korrik, ai mori pak kohë të rikuperohej dhe Davide Calabria luajti në të djathtë.

Davide po paraqitet shumë mirë tani. Conti është pak i zhgënjyer dhe do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Conti është dilema e madhe për mua. Vjet ai e tregoi se është i denjë për Milanin, pavarësisht shumë probleme. Do irritohesha nëse do ta shihja të shkëlqente diku tjetër, kur ai e tregoi te Milani se çfarë mund të bëjë.

Sidoqoftë, nëse ai qëndron te Milani dhe situatë mbetet e njëjtë deri në qershor, kjo do të thotë se ka qenë një dështim. Çështjen e Contit ne e diskutojmë çdo ditë. Kishte disa oferta, por Pioli garantoi që lojtarit do t’i kushtohej vëmendja e duhur. Do vlerësojmë gjithçka në janar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Giuffredi në intervistën e dhënë për Milannews.it. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!