“Vendi i dytë është i pari i humbësve”, tha Antonio Conte pasi Interi i tij zbriti një pozicion më poshtë. Tani që zikaltërit rikthehen në atë pozicion, gazetarët në Itali nuk mund të mos e ngacmojnë. “Nuk kam thënë se vendi i dytë është keq, është thjesht mënyra se si do ta shohësh gotën: gjysmë plot apo gjysmë bosh”, thotë fillimisht Conte.
Tekniku i Interit, më pas për “Sky Sport Italia” ka shtuar: “Nuk e di pse, por njerëzit donin ta shihnin gotën gjysmë të zbrazur kohët e fundit. Shifrat janë të qarta dhe djemtë po bëjnë gjëra të mëdha. Sigurisht ka vend për përmirësim, por djemtë edhe duhen uruar.
Normalisht ka keqardhje për disa ndeshje, por ka sezone kur nuk korr atë që mbjell. Kjo është ajo që po ndodh me Interin. Ne duam të shkojmë sa më lart që mundemi. Dikuehs tjetër mund ta fitojë titullin, por ne duhet të kemi ambicien të shkojmë sa më lart”.
“Pikët e lëna nga Juventusi? Nuk është kjo çështja. Kemi pasur shumë dëmtime të papritura, sikurse na ndodhi me Sanchez dhe Vecino. Nuk ndaloj së falënderuari Borja Valero, ose Shën Borja Valero, sicc e thërras unë. Na ka shpëtuar në shumë situata, kur ne kemi qenë në limite. Këtë herë zëvendësoi Christian Eriksen”.
“Alexis Sanches? Shpresoj që klubi ta zgjidhë çështjen, sepse në shumicën e sezonit kemi pasur vetëm Lukakun, Lautaron dhe Esposito, që është djalë i ri. Djemtë meritojnë meritat që u takojnë dhe shpresoj që klubi ta zgjidhë këtë. Kemi nevojë për alternativa”, ka përfunduar Conte. /abcnews.al