Conte: Unë i këshilloj lojtarët edhe si të kryejnë marrëdhënie seksuale

schedule14:31 - 22 Nëntor, 2019

schedule 14:31 - 22 Nëntor, 2019

Antonio Conte është një nga trajnerët më karizmatikë dhe më të mirë në botë. Sot, tekniku i Interit ka dhënë një intervistë për L’Equipe, duke i befasuar të gjithë. Strategu i zikaltërve tha se lojtarët  e tij duhet të bëjnë më pak seks, në mënyrë që të mos lodhen dhe të jenë në formën e duhur për ndeshjet.

Në fjalën e tij, tekniku italian tha: “Gjatë gjithë sezonit, i këshilloj lojtarët e mi të bëjnë seks për një kohë të shkurtër dhe të shpenzojnë sa më pak energji.

Madje, i këshilloj që të jenë në pozicionin poshtë dhe me partneret e tyre sipër. Preferoj që ata të kryejnë marrëdhënie me gratë e tyre, pasi nëse do të bënin seks me tjera, do të ishte më e lodhshme”, u shpreh Conte./abcnews.al