“Conte udhëzuesi ynë”, Stellini në delir pas triumfit në Firence

schedule10:18 - 6 Shkurt, 2021

schedule 10:18 - 6 Shkurt, 2021

Inter arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme në transfertën e Firenzes, ku zikaltrit nuk kishin në pankinë as Antonio Conte e pezulluar. Gjithesesi, ata fituan 0-2 dhe tashmë kanë marrë kryesimin e Serie A dhe për këtë arritje ndihmës trajneri, Cristian Stellini, është shumë i lumtur. Ai thekson rolin e Contes në ekip, duke pranuar se ndoqi këshillat e tij.

“Kryesimi? Nuk duam të ushtrojmë presion mbi askënd, thjesht mendojmë për rrugën tonë. Nuk ishte e lehtë të luash në Firence vetëm tre ditë pas ndeshjes sonë të fundit. Ndeshje si këto janë gjithmonë të vështira. Jam i kënaqur, krijuam shumë shanse dhe sulmuesit tanë punuan shumë mirë me njëri tjetrin”, deklaron italiani.

 

“Conte? Kur e shikon ndeshjen nga tribunat me karizmën e tij, duhet të ketë qenë e vështirë. Për ne këshillat dhe ndihma e tij janë shumë të rëndësishmë. Ai është udhëzuesi ynë dhe ne duhet ta ndjekim atë. Më vjen mirë për Barellan që shënoi, ai po rritet ashtu si dhe Lautaro. Perisic? Ka sakrifikuar shumë këtë vit, por ne jemi të kënaqur me punën që po bën”, përfundon Stellini. /abcnews.al