Conte: U treguam të aftë në mbylljen e veshëve, kemi vetëm një synim

schedule16:14 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 16:14 - 4 Dhjetor, 2020

Interi fitoi 2-3 në fushën e M’Gladbach të martën në mbrëmje dhe mbetet në garë për kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League. Zikaltrit zbresin përsëri në fushë ditën e nesërme.

Ekipi i Antonio Contes pret Bologna në “San Siro”, sfidë që nis në orën 20:45. Trajneri Conte flet rreth përballjes me skuadrën e Mihajlovic, ndeshje që duhet fituar për të vazhduar ndjekjen e Milanit kryesues.

Do të përballemi me një ekip të fortë dhe të vendosur, që ka pasur një javë kohë për të përgatitur ndeshjen me ne. Objektivi ynë është t’i japim vazhdimësi rrugëtimit tonë. Në Champions u treguam të aftë për të mbyllur veshët dhe për të mos u marrë me fjalët e njerëzve.

U fokusuam vetëm te loja dhe bëmë më të mirën në fushë. Lodhja është e pashmangshme, por, të paktën, kemi pasur një ditë më shumë pushim në lidhje me duelin me Bologna. Nuk duhet të heqim dorë nga përmirësimi, ky është synimi ynë.

Duhet të rritemi në aspektin taktik, në shpirtin e skuadrës, por edhe në qasjen dhe menaxhimin e ndeshjes. I kemi mundësitë për t’u paraqitur më mirë. Barella e di që puna sjell përmirësimin, kjo vlen edhe për lojtarët e tjerë.

Ai është një lojtar i ri dhe duke punuar me përulësi mund të bëjë gjëra të mëdha. Sensi nuk është gati për lojë. Kolarov e kaloi koronavirusin dhe është në dispozicion, teksa do të mungojë Nainggolan. Radja nuk ia ka dalë të rikuperohet“, deklaron Antonio Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!