Trajneri i Interit, Antonio Conte, foli pak momente më parë për InterTV, ku komentoi dy ndeshjet e fundit të zikaltërve. Në Champions League, Interi barazoi 1-1 në shtëpi përballë Slavia Prague, ndërsa në kampionat, fitoi 2-0 përballë rivalëve të Milanit.
Për këto dy ndeshje, Conte tha: “Dua të përgëzoj lojtarët, kanë bërë ndeshje shumë të mira deri më tani. Kundër Milanit, treguan dëshirë dhe ego për të fituar. Gjithashtu, treguan dhe një kondicion shumë të mirë fizik.
Ndeshja kundër Slavia Prague ishte shumë e vështirë. Ai barazim më ka lënë dy netë pa gjumë. Gjithsesi, ajo ndeshje kishte dhe një anë pozitive, pasi na motivoi edhe më shumë për ndeshjen kundër Milanit. Jemi në një moment të mirë, por kemi ende shumë punë për të bërë”, tha tekniku i zikaltërve./abcnews.al