Conte: Shakhtar nuk e mposhti rastësisht Realin, Interi im duhet të ketë kujdes!

schedule18:57 - 26 Tetor, 2020

schedule 18:57 - 26 Tetor, 2020

Antonio Conte, trajneri i Interit, para ndeshjes me Shakhtar Donetsk ka dalë para mediave dhe u është përgjigjur pyetje të gazetarëve. Fillimisht ai flet për dyshen e sulmit, Lautaro-Lukaku, dhe i vlerëson ata, sikurse bën edhe me rivalët nga Ukrainë.

“Lukaku e Lautaro kanë bërë përmirësim të jashtëzakonshëm dhe mund të bëhen akoma më të rëndësishëm për ekipin. Për t’i krahasuar ata me të tjerët në nivel europian duhet të fitosh. Vetëm në këtë mënyrë mund të gdhendesh një vend të rëndësishëm në Europë”, tha Conte fillimisht.

Vjet Interi e eliminoi skuadrën e Shakhtar nga Europa League, por për trajnerin italian nuk ka vend për krahasime. “Nuk krahasohen ndeshjet. Në gusht ishim perfekt në të dy fazat. Do jetë e rëndësishme të bëjmë një lojë të kujdesshme. Ata janë shumë të fortë, shumica e tyre janë brazilianë dhe shimë teknikë e të shpejtë. Duhet shumë përqendrim, në Madrid nuk fituan rastësisht. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë”.

A po rikthehet Interi europian? Conte shprehet kështu: “Interi po rimerr një dimension tjetër edhe në Europë, falë edhe progresit të bërë vitin e shkuar në Premier League. Duhet të vazhdojmë të rritemi. Ndonjëherë ke sukses shumë, ndonjëherë jo. Kundërshtarët tanë i respektojmë, por nuk dua të shoh pasivitet në të dyja fazat e lojës.

Gjithmonë duhet të kemi dëshirë për të luajtur dhe për të përcjellë në fushë atë që bëjmë gjatë javës. Fitorja e Shakhtar e ekuilibron grupin, tani duhet të jemi mirë dhe të qëndrojmë në garë deri në fund”. Në fund, në lidhje me ukrainasit foli sërish dhe vuri në dukje një fakt të rëndësishëm që i bën ata të fortë.

“Shakhtar i kemi ndjekur këtë sezon, sicc na kanë parë edhe ata ne. Janë të fortë dhe janë një realitet në Europë, ndaj edhe i përgëzoj. Ata gjithmonë gjejnë lojtarë të mirë. I mbaj mend që kur isha te Juventus dhe shumë lojtarë të atij ekipi aktivizohen në ekipe të mëdha europiane. Ne do luajmë në këtë ndeshje me armët tona më të forta”, mbyll Conte. /abcnews.al