Inter do të tentojë fitoren nesër kundër Veronës, për të fshirë nga kujtesa humbjen kundër Dortmundit dhe për të vazhduar ndjekjen e Juventusit kryesues. Dueli i “San Siros” nuk pritet të jetë aspak i thjeshtë. Përballë ekipit të Antonio Contes do të jetë një nga dy mbrojtjet më të forta të forta të kampionatit.
Conte analizon kundërshtarin dhe rikthehet te fjalët e thëna pas humbjes në Champions. Trajneri leçez kërkoi përforcime në merkato, duke pranuar që Interi i tij ka mangësi kualiteti dhe eksperiencë në skuadër. “Verona? Duhet të kemi kujdes, ata bëjnë presing dhe vrapojnë pafund. Nuk do të jetë një ndeshje aspak e thjeshtë“.
SITUATA – “Kam besim te kontingjenti i lojtarëve. Të gjithë po japin shpirtin dhe po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Më vjen keq nëse dikush i ka cilësuar si të gabuara fjalët e mia. Nuk shpërtheva, thjeshtë ishte një fjalim konstruktiv. Bëmë disa gabime përballë Dortmundit, por nuk doja të shigjetoja asnjë lojtar.
Nuk e di nëse klubi e kuptuar, unë jam për të ndryshuar atë që ka ndodhur gjatë nëntë viteve të fundit tek Interi. Gjithçka është në funksion të përmirësimit, jemi Interi dhe mund të përmirësohemi. Drejtuesit e pranojnë privatisht se mund të ishte bërë diçka më e mirë në merkaton e verës“, thekson Antonio Conte. /abcnews.al