Antonio Conte ndihet shumë i lumtur për përmbysjen fantastike të djemve të tij në derbi. Zikaltrit shënuan katër gola në pjesën e dytë dhe mposhtën Milanit. Ky sukses e ngjit Interin në krye me 54 pikë, po aq pikë sa numëron edhe Juventusi. Trajneri i njohur ka analizuar ndeshjen për Sky Sport, aty ku ndalet te triumfi dhe objektivi titull.
“Ishte një natë e veçantë. Në pjesën e parë hasëm vështirësi si kurrë më parë deri tani. Ekzistonte rreziku për të pësuar një disfatë. Gjithsesi, u treguam të zotë duke gjetur ekuilibrin dhe besimin. Meritat shkojnë për lojtarët sepse përtej rezultatit, kur ia del t’i rezistosh goditjeve në momente të vështira, do të thotë që dëshiron të rritesh dhe të bësh diçka të mirë.
Titulli? Është ende herët për të folur për gjëra që mund t’i ëndërrojmë sot. 10 ndeshjet e ardhshme janë shumë intensive. Të mërkurën luajmë në Kupë kundër Napolit, mos të harrojmë Lazion që gjithmonë ka ardhur duke u përforcuar. Duhet kohë dhe durim.
Çfarë i thashë lojtarëve në pushim të ndeshjes? Nuk ishte e nevojshme për të folur gjatë. Duhet të jemi shumë të qartë në momente të vështira. Unë isha i pari që kisha përgjegjësitë e mia për faktin që po humbitnim dhe mënyrën se si luajtëm në pjesën e parë. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme, na bëri të kuptojmë se gjithmonë duhet përdorur truri në ndeshje“, deklaron trajneri i Interit. /abcnews.al