Conte: Parma na ndëshkoi me dy gjuajtje, të marrim shembull nga cinizmi i tyre

schedule22:17 - 31 Tetor, 2020

schedule 22:17 - 31 Tetor, 2020

Tjetër barazim për Interin pas atij 0-0 me Shakhtar Donetsk në Champions League. Zikaltrit e mbyllën 2-2 takimin e sotëm shtëpiak përballë Parmës në kampionat. Ivan Perisic shmangu humbjen e ekipit të tij me golin e shënuar në shtesa, teksa trajneri Antonio Conte thë këto fjalë pas ndeshjes:

Parma u tregua cinike, ndërsa ne jo. Krijuam shumë raste dhe duhet të kishim shënuar më shumë gola. E dominuam ndeshjen, statistikat e konfirmojnë, por rrezikuam shumë dhe mund ta kishim humbur këtë përballje.

Nuk dua të ndalem te fati, thjesht di të them që këto lloj ndeshjesh duhet t’i fitojmë. Parma e goditi dy herë portën tonë dhe gjeti golin në të dy rastet. Ky është futbolli, ne gabuam shumë dhe kur nuk shënon do ta pësosh. Duhet të tregohemi më të këqij para portës kundështare“, deklaroi trajneri i Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!