Antonio Conte u largua nga Interi, pasi klubi zikaltër ndryshoi projektin fillestar dhe gjatë kësaj vere do tentojë të shesë disa prej lojtarëve për të rregulluar bilancin.
Tekniku italian fitoi titullin me Interin dhe tashmë pret një projekt serioz për të ardhmen. Conte mori një ofertë nga Tottenham, por londinezët nuk ishin të gatshëm t’i plotësonin kërkesat për shpenzimet në merkato, veç pagës së lartë.
Italiani ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport dhe është ngacmuar pikërisht për çështjen e para. Conte nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se është i fiksuar pas parave.
“Paratë nuk janë fiksimi im. Unë shikoj projektin dhe jam gati të qëndroj në shtëpi nëse nuk më bindin. Më pëlqejnë sfidat e vështira, por nëse ka diçka në atë klub që nuk më bind, preferoj të them, ‘Jo, faleminderit'”, ka deklaruar Conte mes të tjerash. /abcnews.al
Antonio Conte to Gazzetta dello Sport: "Money is not my obsession. I look at projects and I'm ready to stay at home if they don't convince me. I like difficult challenges but if there is something with a club that does not convince me, I prefer to say: no, thank you". ⚪️ #THFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 10, 2021