Trajneri i Tottenham, Antonio Conte beson se ai mund t’i mësojë futbollin e tij kujtdo.
Spurs janë vetëm një pikë prapa liderit të ligës, Arsenal, dhe në një ndeshje të fundit të Champions League ata humbën ndaj Sporting Lisbonës (0-2). Trajneri italian ndau mendimet e tij për rotacionin e skuadrës dhe nevojën për të ritrajnuar lojtarët sipas kërkesave taktike të skuadrës.
“Nuk ka lojtarë që nuk mund të mësohen diçka”, thotë Conte. Unë zgjedh skuadrën që, sipas meje, ka më shumë gjasa të sjellë fitoren në një ndeshje të caktuar. Nuk duhet të harrojmë pjesën tjetër, duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur të sezonit aktual”, tha timonieri i Tottenham. /abcnews.al.