Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka dhënë një mesazh shpresëdhënës, teksa vendi ka kaluar në fazën e fundit të lehtësimit të masave të izolimit, të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit.
“Ne e meritojmë të buzëqeshim, të gëzohemi, pas disa javëve të sakrificës së madhe”, ka thënë ai të mërkurën.
Conte ka shtuar se tani është koha që ky shtet të nisë së zbatuari reformat ekonomike.
Italia është një nga vendet më të prekur në botë nga Pandemia, me më shumë se 33,600 persona të vdekur dhe gati 234,000 raste të të infektuarve me koronavirus.
Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë regjistruar numër më të madh të viktimave.
Komentet e Contes kanë ardhur në ditën e njëjtë që ky shtet ka hyrë në fazën e fundit të lehtësimit të masave të kufizimit, duke bërë të mundur udhëtimin e brendshëm brenda rajoneve dhe hapjen e kufijve ndërkombëtarë.