Antonio Conte është shfaqur shumë i zhgënjyer përpara kamerave në prononcimin e dhënë pas humbjes në shtëpi kundër Barcelonës. Fitorja e katalanasve solli eliminimin e kryesuesve të Serie A dhe trajneri zikaltër e analizon në këtë mënyrë këtë mbrëmje të hidhur për popullin interist.
“Rastet për të fituar i patëm, por na mungoi cinizmi dhe saktësia për të finalizuar. Djemtë dhanë gjithçka, nuk kam për çfarë t’i qortoj. Na mungoi golin në pjesën e dytë, më pas Barcelona na shënoi dhe na “vrau” në të gjithë aspektet.
Më vjen keq edhe për tifozët, na përkrahën deri në fund. Mëkat, kjo ndeshje mund të përfundonte ndryshe. Tani duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë punën. Duhet të ringrihemi dhe të vijojmë rrugëtimin. Ka shumë zhgënjim në këto momente nga ana ime dhe e lojtarëve. Është një moment shumë i vështirë“, përfundon Antonio Conte. /abcnews.al