Conte me dhimbje koke, humb mesfushorin për tre ndeshjet e ardhshme

schedule21:58 - 20 Qershor, 2020

schedule 21:58 - 20 Qershor, 2020

Klubi i Interit vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër Sampdorias, e cila do të jetë e parë për zikaltrit në Seria A që nga ndërprerja e kampionatit. Trajneri zikaltër, Antonio Conte, ka marë një lajm jo të mirë ditën e sotme.

Italiani do ti duhet ti bëjë llogaritë pa një nga mesfushorët e tij të preferuar në tre ndeshjet e radhës. Bëhet fjalë për Marcelo Brozovic, i cili është dëmtuar në stërvitje. Sipas raportimit të “Sky Sports Italia”, nga ekzaminimet e para kroati pritet të mungojë rreth 10 ditë.

Kjo do të thotë se Brozovic përveçse se do të mungojë në takimin e radhës me Sampdorian, nuk do të luajë as kundër Sassuolos dhe Parmës. 27-vjeçari pritet të jetë gati për duelin në shtëpi kundër Brescias. Gjithsesi, Conte dhe stafi i tij shpresojnë që mesfushori të jetë gati për transfertën e Parmës. /abcnews.al