Conte: Ky është Interi im! Më thoni një ekip që ia ka bërë këtë Realit

schedule23:38 - 3 Nëntor, 2020

schedule 23:38 - 3 Nëntor, 2020

Antonio COnte, edhe pse Interi i tij humbi, është i bindur se janë në rrugën e duhur dhe se vetëm rezultatet po u mungojnë. Gjithsesi për lojtarët e tij ai ka një mesazh dhe ngulmon që detajet bëjnë diferencën në përballje të tilla si kjo ndaj Realit apo të tjera në nivelin e Champions League.

“Ky është Interi im, në të mirë e në të keq. Mendoj se duhen këto hapa për t’u rritur dhe nuk e di se sa ekipe kanë ardhur në Madrid dhe kanë luajtur këtë lloj futbolli, e kanë kthyer nga 2-0 pas dy dhuratave tona dhe kanë pasur shanse për të fituar 3-2”.

“Pësuam golin e tretë dhe mendoj se rezultatet kohët e fundit nuk po u japin djemve atë që meritojnë për përpjekjet e tyre. Këto rezultate po vërtetojnë se detajet mund të ndryshojnë një ndeshje. Te goli i tretë pati një pasim pas dhe mendoj se Mendy bëri faull te Hakimi më parë. Duhet të kishim qenë më të vendosur. Djemtë duhet ta kuptojnë që detajet e bëjnë diferencën”.

“Real Madrid e tha se kjo ishte si një finale dhe dhanë gjithçka, ishin të përqendruar, të vendosur dhe e kishin kuptuar rëndësinë e rezultatit. Me duhet të them se jam i kënaqur me sjelljen e përgjithshme të ekipit, por në këtë nivel detajet e bëjnë diferencën”.

“Nuk ka rrugë të shkurtër për suksesin. Interi po bën rrugëtimin e vet, po bën një proces dhe është rritur nga ndeshjet e sezonit të kaluar në Champions League. Erdhëm këtu dhe bëmë lojën tonë kundër Real Madrid. Mendoj se këto janë hapa të rëndësishëm për të kuptuar se ku dhe si mund të përmirësohemi. Në të njëjtën kohë ndihemi të mërzitur, sepse duke pasur parasysh atë që kemi dhenë dhe se si kemi luajtur, rezultatet nuk kanë shkuar në favorin tonë kohët e fundit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!