Conte: Krenar që luajmë për kualifikim, Barcelona mposhtet me entuziazëm

schedule14:56 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 14:56 - 9 Dhjetor, 2019

Interi zhvillon nesër në mbrëmje një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në “San Siro” vjen Barcelona dhe zikaltërve u nevojitet fitorja për t’u kualifikuar më tej në Champions League. Spanjollët nuk luajnë për asgjë dhe vendin e parë në grup e kanë siguruar.

Gjithsesi, ekipi katalanas mbetet i rrezikshëm, edhe pse nuk ka luan për asgjë kundër ekipit të Antonio Contes. Trajneri i Interit analizon sfidën në konferencën për shtyp dhe jep direktivat e duhura për lojtarët e tij.

Nesër na pret një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet të jemi krenar që po luajmë për kualifikimin. Pas shortit të gjithë u shprehen se grupi ynë ishte shumë i fortë. Ne duam të ecim përpara dhe kualifikimi do i mundësojë lojtarëve të krijojnë eksperiencën e duhur. Barcelona mbetet një ekip shumë e fortë, pavarësisht se mund të lënë pushim ndonjë lojtar.

Do të zbresin në fushë të qetë dhe pa presion, duke parë që e kanë siguruar vendin e parë në grup. Duhet të tregohemi të aftë dhe të luajmë me entuziazëm. Jemi rritur në krahasim me ndeshjen e kaluar, por e dimë që do të vuajmë qarkullim e tyre të topit. Gjithsesi, do të përpiqemi t’i vëmë në vështirësi dhe të sigurojmë kualifikimin“, thekson Antonio Conte. /abcnews.al