Trajneri i Interit, Antonio Conte, i ka thurur elozhe djemve të tij për atë që kanë dhënë në fushën e lojës këtë sezon, sidomos pas pandemisë, me skuadrën që ka luajtur thuajse çdo tre ditë: “Kjo ishte dhe është një përvojë e re për të gjithë: ne duhet të marrim anën pozitive dhe të mësojmë nga kjo lloj situate.
Të luash çdo tre ditë ka lënë secilin prej nesh me ide pozitive për t’u përdorur edhe në të ardhmen. Po flasim për një grup djemsh shumë seriozë, shumë të përqendruar që kanë punuar gjithmonë. Ranoçhia sa herë që është thirrur ka dhënë përgjigje pozitive.
Meritë e këtyre djemve, që gjithmonë e kanë bërë veten të disponueshëm edhe nëse ndoshta zgjedhjet nuk kanë qenë të duhurat për ta. Të gjithë janë profesionistë dhe seriozë në punën e tyre. Por unë nuk pata dyshime. Ky, nga këndvështrimi njerëzor, është një grup i shkëlqyer lojtarësh”, u shpreh Conte./abcnews.al

