Interi zien. Antonio Conte, edhe pse i renditi zikaltrit në vendin e dytë në klasifikim, mund të largohet dhe zërat për këtë sa vijnë e shtohen. Triumfi kundër Atalanta i dha zemër teknikut italian, i cili hapur u ankua për qëndrimet e klubit.
Conte pretendon se drejtuesit nuk e mbrojtën atë dhe ekipin nga sulmet mediatike dhe përjetimi i së njëjtës situatë nuk është opsion për të. Duke parë raportin e krijuar mes palëve, ditën e sotme është projektuar një takim mes teknikut dhe Beppe Marotta.
Sigurisht tek Interi nuk e mendojnë shkarkimin, pasi Conte ka një pagë që kap shifrën e 12 milion eurove. Besohet se palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të ndërpresin kontratën, pikërisht prej raportit të krijuar. Shikohet si e pamundur që të punojnë së bashku në kushtet aktuale.
E gjitha kjo ka bërë që të dalin në skenë dy emra për ta pasuar Canten. Max Allgeri mund të jetë zëvendësuesi i tij, sikurse ndodhi edhe në vitin 2014 te Juventusi. Italiani është i lirë dhe do e pranonte një ofertë nga zikaltrit, që po mundohen të ngushtojnë diferencën me Juventusin.
Një emër tjetër i lakuar është edhe Mauricio Pochettino. Argjentinasi gjithashtu është i lirë dhe nëse nënshkruan me Interin, do të gëzoheshin edhe te Tottenham që i paguajnë ende pagën e lartë. /abcnews.al