Interi u mposht 1-2 nga Juventusi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë dhe çështja e kualifikimit është e komplikuar. Pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte foli për atë që ndodhi në fushë dhe theksoi se rezultati ishte i gënjeshtërt dhe se Juve nuk krijoi asnjë rast.
“Bëmë gjithçka vetë në këtë ndeshje. Pësuam nga dy gabime naive. Duhet të jemi vrastarë dhe të pamëshirshëm para portës, pasi krijuam aq shume dhe kundër një ekipi si Juventusi duhet t’i finalizosh. Paraqitja jonë ishte e shkëlqyer, vetëm rezultati ishte negativ.
Meritonim shumë më shumë se rezultati përfundimtar. Juventus thuajse nuk krijoi asgjë dhe nuk më kujtohet ndonjë pritje e Handanovic. Po të mos i kishim bërë ato dy gabime…
I respektoj të gjitha mendimet, por është fakt që nëse do kishim fituar 2-0 askush nuk do të ankohej. Rezultati përfundimtar është ai që errëson gjykimin e paraqitjes tonë përgjithësi në këtë ndeshje. Tani duhet të fitojmë ndeshjen e dytë me gola atje dhe normalisht nuk do të jetë një shëtitje”, tha Conte për Rai Sport. /abcnews.al