Interi i Antonio Contes zhvillon nesër ndeshjen më të vështirë deri tani. Zikaltrit do të përballen me Barcelonën në Camp Nou, në një duel tepër interesant.
Trajneri e di mirë së çfarë e pret ekipin e tij dhe analizon ndeshjen në konferencën për shtyp. Conte nuk dëshiron të krahasojë ekipin e tij me atë të tripletës së Mourinhos, si dhe mbron Alexis Sanchez, i cili u ndëshkua për simulim kundër Sampdorias.
BARCELONA – “Jemi një skuadër e bukur dhe interesante, që ka shumë dëshirë për t’u rritur dhe bërë mirë. Do të përballemi me një nga skuadrat më të mira evropiane dhe një prej kandidateve kryesorë për fitimin e trofeut. Jemi përgatitur nëse luan apo nuk luan Messi. Duhet të bëjmë një ndeshje intensive, pasi mund të na shënojnë në çdo moment.”
INTERI I TRIPLETËS – “E dimë mirë se çfarë realizoi ai Inter, diçka e vështirë për t’u përsëritur. Sot nuk mund të bëjmë krahasime midis ekipit të Mourinhos dhe timit. Janë epoka të ndryshme dhe ne jemi në fillimin e rrugëtimit tonë.”
SANCHEZ – “Nuk më kanë pëlqyer disa deklarata në lidhje me të. Ai jeton për futbollin dhe nuk kërkoi penallti. E mbroj sepse nuk kërkoi kontakt dhe nuk protestoi.” /abcnews.al