Interi reagoi pas eliminimit nga Champions League në mesjavë dhe sot arriti një fitore tepër të rëndësishme në fushën e Cagliarit. Zikaltrit shënuan tre gola në çerekorëshin e fundit, përmbysën disavantazhin dhe u larguan me tre pikë nga Sardenja pas triumfit 1-3.
Antonio Conte shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha: “Djemtë meritojnë komplimente, pasi nuk e humbën toruan pas pësimit të golit. Një trajner duhet të jetë i shqetësuar kur skuadra e tij nuk krijon raste për gol, por një gjë e tillë nuk ndodh tek Interi.
Portierët kundërshtarë ndodhen në formë të mirë kur luajnë kundër nesh, ndodhi me Shakhtar por edhe sot. Treguam forcë pas golit të pësuar, nuk ishte e lehtë pas zhgënjimit që pësuam në mesjavë, kështu që jam shumë i kënaqur me ekipin“, deklaron Conte. /abcnews.al