Ivan Perisic bëri një sezon të shkëlqyer me Bayern Munchen si i huazuar, duke fituar tripletën e famshme, Bundesliga, DFB Pokal dhe UEFA Champions League. Pas këtij suksesi, sulmuesi anësor është rikthyer tek Interi.
Vetë Perisic tha në një intervistë pak ditë më parë se mezi po pret të japë maksimumin për Interin. Kjo dëshirë e tij për të arritur gjëra të mëdha me Interin, gëzon edhe trajnerin Antonio Conte.
“Jam i lumtur për Perisic, sepse vjen pas një eksperience fantastike me Bayern Munchen, ku fitoi tre trofe. Tani, ai është rikthyer me shumë dëshirë për të luajtur me Interin dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Kur ke këtë dëshirë dhe entuziazëm kaq të madh, e bën më të lehtë punën e trajnerit”, u shpreh Conte./abcnews.al