Antonio Conte, trajneri i Interit, pas humbjes që zikaltrit pësuan me Juventusin një ditë më parë, foli për “Sky Sport” dhe gjykon se goli i parë i Ramsey i dha një goditje të fortë skuadrës së tij dhe nga ai moment nuk e morën veten. Mas pasi ai ka theksuar se nuk mund të krahasohen me Juventusin dhe radhit arguemtat, kurse në fund flet edhe për situatën e krijuar me kampionatin, ku po diskutohet shumë ndërprerja e tij prej Coronavirusit.
NDESHJA – “Ishte një ndeshje e balancuar deri te goli i Ramsey. Pjesën e dytë e kishim nisur më mirë, por më pas goli ndryshoi gjithçka, mbi të gjitha në aspektin psikologjik. Besimi te Juventusi u rrit dhe e kundërta ndodhi te ne. Nuk ishim në gjendje ta kalonim atë moment. Diferenca jonë me Juventusin është 6 pikë, pa llogaritur ndeshjen me Sampdoria.
U përpoqëm të mbanim ritmin e tyre, por duhet të mësojmë nga humbja dhe të rritemi në aspektin karakterit, kualitetit dhe forcës. Është një rritje që na ndihmon të rritemi dhe të kuptojmë sa larg jemi. Sigurisht nuk duhet të shqetësohemi, pasi e dinim që kishte një hendek dhe ne i kemi humbur të dyja takimet me ta. Rezultatet flasin qartë, ata fituan dy ndeshjet dhe ne morëm zero pikë”.
KRAHASIMI MES KLUBEVE – “Po flasim për Juventusin, që u forcua çdo vit për tetë sezone, duke shtuar lojtarë me cilësi dhe me shumë përvojë, si dhe me trofe gjithashtu. Projekti ynë nisi vetëm 7 muaj më parë dhe po bëjmë më të mirën në aspektin e skuadrës, por nuk mund të krahasohet me një skuadër që ka dominuar futbollin italian për tetë vite.
Ne po zhvillojmë ndeshje të mira dhe kemi objektiva më të larta se sezonet e shkuara. Duhet ta ndërtojmë projektin gradualisht, duke vendosur tullë pas tulle, vit pas viti, për të arritur atë nivel eksperience, kualitetit dhe karakteri që Juventusi ka. I shikoj të gjitha ekipet me një distancë të madhe nga ata”.
CORONAVIRUSI – “Jemi të gjithë familjarë dhe natyrisht që jemi të shqetësuar. Është e vështirë të pretendosh se asgjë nuk po ndodh. Nuk është e lehtë të përballësh me këtë situatë. Mund ta ngremë zërin, por është situatë delikate. Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe kemi të dashur. Shpresoj që të merren vendimet e duhura për t’i mbrojtur të gjithë, pa asnjë dallim. Autoritetet do të marrin vendime dhe ne vetëm mund të pranojmë sugjerimet e tyre”, ka përfunduar Conte.