Atalanta ka një ndër akademitë më të mira në Itali dhe nxjerrja dhe rritja e talenteve, është një nga pikat më të forta të klubit bergamask. Surpriza e fundit quhet Dejan Kulusevski. 19-vjeçari suedez aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe Antonio Conte është mahnitur nga cilësitë e tij.
Kulusevski është i huazuar te Parma dhe deri tani ka shënuar 4 gola të shënuar dhe 6 asiste. Trajneri i Interit ia ka bërë të qartë dëshirën e tij drejtuesve dhe këta të fundit kanë nisur negociatat me homologët e Atalantës.
Largimi nga Parma në janar është i pamundur dhe zikaltrit po tentojnë të arrijnë një akord për sezonin e ardhshëm. Inter dëshiron të gjejë shpejt një akord për të fituar garën me rivalët, por edhe prej frikës se çmimi i lojtarit do të rritet me kalimin e kohës dhe vazhdimin e performancave pozitive. /abcnews.al