Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur pas humbjes 1-2 me Bolognan, ku nuk u përmbajt aspak me fjalët e tij: “Është një zhgënjim i madh, kemi arritur të humbim një ndeshje që duhej të ishte e mbyllur. Zemërohem me veten sepse jam përgjegjës për atë që ndodh në fushën e lojës. Edhe lojtarët duhet të jenë të zemëruar me veten, edhe ata kanë përqindjen e tyre të fajit.
Duam të punojmë, por është e drejtë që të gjithë të jemi në diskutim. Unë i pari, sepse jam thirrur për të kthyer Interin të fitoret. Sigurisht, nuk mund të ndodhë nga sot nesër, por kjo situatë është hidhëruese.
Nuk jemi në nivelin që mendonim. Penalltia e Lautaros? Nuk dua të as për zgjedhjen e lojtarëve që gjuajnë penalltitë, por Lautaro mund të kishte bërë më mirë”, përfundoi Conte./abcnews.al

