Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur para ndeshjes ndaj Napolit, aty ku i ka thurur elozhe trajnerit rival, Gennaro Gattuso, si dhe i është përgjigjur pyetjes për Vidal, që duket e përditshme.
“Gattuso? Pasion i madh dhe dëshirë e madhe, njësoj si unë. Kam shumë respekt për të, sepse ai u përball me vështirësi edhe jashtë Italisë. Ashtu si unë, ai e ndërtoi karrierën e tij me duart e veta. Unë jam i lumtur me atë që po bën.
“Duke pasur parasysh sezonin e kuqezinjve, ajo që bëri vitin e kaluar u nënvlerësua. Milani i mbajti të gjithë dhe shtoi lojtarët e tjerë. Kjo tregon punën që ai ka bërë. Unë i uroj atij më të mirën në karrierë, përveç ndeshjes kundër nesh.
“Ne presim një ndeshje shumë të vështirë. Është një ekip që ka cilësi të mëdha, një skuadër e shkëlqyer. Tani ka pasur një ndryshim trajneri, ka arritur Gattuso, një trajner i cili ka motivime të mëdha.
“Vidal? Nuk më pëlqen të flas për lojtarë të tjerë që luajnë në ekipe të tjera, për respekt për klubin e tij, si dhe lojtarët e mi”, përfundoi Conte./abcnews.al