Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Conte: Fitorja për tifozët, krenar për “ringjalljen” e Eriksen dhe Perisic

schedule18:09 - 21 Shkurt, 2021

schedule 18:09 - 21 Shkurt, 2021

Një fitore 0-3 të gëzon gjithmonë, aq më tepër nëse arrihet në një ndeshje derbi. Interi dominoi dhe mposhti Milanin, fitoi pastër dhe e ka dërguar diferencën me kuqezinjtë e vendit të dytë në 4 pikë. Trajneri i ekipit zikaltër, Antonio Conte u shfaq i lumtur përpara mediave, teksa uron edhe kundërshtarët për kampionatin që po zhvillojnë.

Komplimente djemve, ata ishin protagonistët e vërtetë sot. Ishte një derbi me presion dhe përgjegjësi të madhe, pas shumë vitesh ishte një duel për vendet e larta. Ne vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe po përmirësohemi prej një viti e gjysmë. U treguam të aftë përballë një skuadre shumë të fortë.

Milani dhe Pioli meritojnë komplimente për punën që kanë bërë. Tifozët na dhuruan një pritje emocionuese, na shtuan presionin dhe kjo fitore është për ta. I kam shumë frikë ndeshjet e radhës me Genoan dhe Parmën, flas në aspektin psikologjik. Janë sfide tepër të vështira, duhet të kofirmojmë se kemi hedhur një hap cilësor para.

Ndihem krenar për rritjen e Eriksen dhe Perisic, detyra e trajnerit është t’i ketë të gjithë lojtarët të gatshëm dhe në dispozicion. Unë punoj shumë me sulmuesit, tentoj të kuptoj se si mbrohet ekipi kundërshtar. Sot kishim përgatitur disa lëvizje të ndryshme. Jemi në rrugën e duhur, derbi tregoi që kemi kryer një rritje të rëndësishme, le të vazhdojmë kështu“, theksoi Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!