Interi mposhti 2-0 Getafen dhe ia doli të kualifikohet në çerekfinalet e Europa League, kompeticion që dëshiron t’i shkojë deri në fund. Antonio Conte është i lumtur për këtë triumf dhe analizoi paraqitjen e djemve të tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“E dinim që do ishte një ndeshje e vështirë. Ata e nisën mirë dhe fort, ndërsa ne gabuam me anë të De Vrij. Getafe është shumë e fortë fizikisht, por më pas ia dolëm të marrim kontrollin e ndeshjes dhe filluam të luajmë futbollin tonë.
Ishte një duel i pistë, e kishim të qartë se do të ishte kështu. Djemtë po përmirësohen me vendosmërinë e duhur dhe treguan dëshirë për të mbrojtur avantazhin. Europa League është një objektiv i rëndësishëm për ne.
Duam të shkojmë sa më larg dhe jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Lukaku? Shënoi një gol të bukur, por mund të ishte një mbrëmje edhe më e bukur për të. Mungoi në 20 minutat e para, por më pas zhvilloi një ndeshje të rëndësishme, njësoj si Lautaro dhe Sanchez.
Jam i lumtur që klubi siguroi përfundimisht shërbimet e Sanchez, ishte një operacion i rëndësishëm“, deklaron trajneri i Interit, që në trajneri i Interit, që do të ndeshjet me Bayer Leverkusen ose Rangers në çerekfinale. /abcnews.al