Interi arriti një fitore të madhe dhe tepër të rëndësishme kundër Borussia Dortmund. Golat e Martinez dhe Candrevës i mbajtën në garë për kualifikim më tej në Champions League zikaltrit e Antonio Contes.
Trajneri italian nuk e fsheh kënaqësinë e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. Conte analizon triumfin dhe ndalet te performanca e individëve, duke u ndalur te i riu Esposito.
TRIUMFI – “Fituam tre pikë të rënda. Nuk e kishim të thjeshtë, renditja na e komplikonte ndeshjen. E dimë që nuk jemi favoritë, por vetëm fitorja na mbante gjallë. Ia dolëm duke bindur me paraqitjen tonë. Dortmundi i trembej sulmit tonë, kështu që ndryshoi sistemin defensiv”.
KTHIMI – “Duhet të rikuperojmë energjitë për ndeshjen e kthimit. E dimë që do të jetë e vështirë, por do luajmë shanset tona”.
ESPOSITO – “Do të isha një i çmendur nëse do e aktivizoja pa i besuar. Ai e di që duhet të fluturojë poshtë, është një lojtar i rëndësishëm për ne, është një prej titullarëve. Barella? Më kap ankthi kur merr të verdhë brenda 10 minutash, por të kesh lojtarë si ai në ekip… “. /abcnews.al