“Conte donte një tjetër, jo Eriksen”, Ferrara e thotë hapur prapaskenën

schedule10:21 - 19 Shkurt, 2020

schedule 10:21 - 19 Shkurt, 2020

Interi në janar ia doli të bindte Tottenham për të shitur Christian Eriksen. Mesfushori kishte edhe gjashtë muaj kontratë, por zikaltrit ia dolën të fitojnë konkurrencën me shumë klube dhe kjo u kushtoi 20 milion euro. Mesfushori ka provuar edhe të debutojë në Itali dhe të gjithë presin ta shohin duke dhënë më të mirën e tij.

Ciro Ferrara, në emisionin “Tiki Taka” ka folur për këtë lëvizje të Interit dhe thekson se Antonio Conte më shumë ka dashur Arturo Vidal, se sa Eriksen.  Antonio e ka shpjeguar shumë mirë, Eriksen i duhet kohë për t’u përfshirë dhe për të kuptuar mekanizma të caktuar taktikë.

Ashley Young dhe Victor Moses mund të përfshihen shpejt në mekanizma, pasi poshtë e lart do të duhet të lëvizin. Mesfusha e Interit tashmë është e fortë, gjithçka ka të bëjë me ruajtjen e ekuilibrit.

Në këndvështrimin tim, Conte do të preferonte të Interi të nënshkruante në janar me Arturo Vidal më shumë se sa me Christian Eriksen”, është shprehur mes të tjerash Ferrara. Sa i takon Vidal, Barcelona nuk hoqi dorë prej mesfushorit, edhe pse Interi u përpoq ta rikthente në Itali futbollistin nga Kili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!