Interi nuk fitonte prej tre ndeshjesh radhazi, por sot ia doli të merrte tre pikët në duelin me Genoan. Dy golat e Romelu Lukakut dhe mbrojtësit D’Ambrosio i dhuruan triumfin jashtë fushe ekipit të Antonio Contes, i cili thë këto fjalë në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.
“E dominuam lojën që nga fillimi. Edhe ndaj M’Gladbach në Champions League zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Sot nuk pësuam asnjë goditje në portë dhe diçka e tillë më gëzon shumë. Lukaku? Romelu është rritur shumë krahasuar me një vit më parë.
Eriksen? Po më shqetëson fakti që më duhet të jap përgjigje sistematike në lidhje me pyetjet rreth këtij lojtari. Po punojmë shumë për ta vendosur në kushtet më të mira për të shprehur kualitetin që zotëron. Nëse do e meritojë, do të luajë“, përfundon trajneri i Interit. /abcnews.al