Conte: Do jetë një duel i pistë, ekipet e mëdha kanë vuajtur kundër Getafes

schedule21:16 - 4 Gusht, 2020

schedule 21:16 - 4 Gusht, 2020

Nesër rikthehet Europa League me katër duele të raundit të 1/8, ndërsa katër përballjet e mbetura do të luhen ditën e enjte. Getafe është pengesa e Interit, sfidë që do të luhet në “Veltins Arena” (21:00), stadiumin e Schalke 04.

Trajneri i ekipit italian, Antonio Conte flet rreth ndeshjes në konferencë për shtyp, duke karikuar skuadrën. 51-vjeçari rrëfen se çfarë pret nga djemtë e tij dhe analizon kundërshtarët spanjollë.

Nuk ka rëndësi nëse kjo sfidë është e rëndësishme për mua. Europa League është një kompeticion i rëndësishëm për të gjithë ne, sidomos për Interin. Le të flasim për ekipin dhe jo për mua. Do të jetë një ndeshje e pistë dhe duhet të japim gjithçka, në mënyrë që të mos na mbesë asgjë peng.

Jemi mësuar të përballemi me presion dhe në tre ndeshjet e fundit në kampionat kemi treguar shumë përmirësime. Uroj që nesër të hedhim një tjetër hap para. Nga djemtë pres një përgjigje që do i japë vazhdimësi asaj që kemi bërë deri tani.

Getafe? I kemi studiuar mirë. Nuk kanë zhvilluar ndeshje spektakolare kundër ekipeve ‘big’ në Spanjë, por kundërshtarët kanë vuajtur gjithmonë për të marrë rezultat pozitiv kundër Getafes. Kjo tregon forcën dhe rezistencën e kësaj skuadre.

Ata e përdorin shumë topin e gjatë dhe janë në fortë në topin e dytë. Kanë sulmues të fortë dhe të strukturuar, të cilët ndihmojnë shumë ekipin edhe në fazën mbrojtëse“, thekson Antonio Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!