“Conor më i dobët se më parë, Khabib e bind nënën vetëm për St Pierre”

schedule13:36 - 29 Janar, 2021

schedule 13:36 - 29 Janar, 2021

Dustin Poirier para pak ditësh bëri surprizën e madhe dhe mundi Conor McGregor për dy raunde, duke i shkaktuar irlandezit humbjen e parë me KO në karrierë. Në lidhje me këtë sfidë së fundmi ka folur trajneri i Khabib Nurmagomedov, Javier Mendez.

Ai shprehet se Conor nuk diti të mbrohej ndaj goditjeve të këmbë të Dustin. Në lidhje me një duel tjetër mes Khabib dhe Conor, Mendez është i bindur se nuk do të ndodhë. Ai shton se e vetmja ndeshje që do e bentë rusin të mendohej është ajo me St Pierre.

“Khabib tani është më i mirë. Ai është më i mirë sesa ka qenë kur u ndeshën para dy vitesh. Conor nuk është përmirësuar. Ai ka rënë paksa. Khabib është bërë dukshëm më i mirë. Nëse do ndesheshin, do e shpartallonte McGregor.

 

Kur e pash Dustin (Poirier) që filloi t’i gjuante te këmbët, thashë: ‘O Zot, pozicioni i Conor nuk është përgatitur për të kontrolluar siç duhet goditjet e tilla të këmbëve. Sidomos goditjet në muskujt e poshtëm’. Prandaj, e dija se do të ishte një problem i madh.

Ishte një plan i shkëlqyer nga Dustin që ta godiste te këmbët, muskujt e poshtëm të këmbëve. Ishte vlerësim i gabuar nga ana e Conor, që nuk ishte përgatitur për këtë gjë.

 

Asnjëherë nuk do të ndodhë rematch-i. Ashtu siç nuk do të ndodhë dueli Tony Ferguson-Khabib. Nuk do të ndodhë kurrë. Khabib nuk ka nevojë për të. Ai është i plotësuar.

Dueli i vetëm për të cilin McGregor do mendohej është ai me George St Pierre. Nuk po them se do të ndodhë, por mund të ndodh. Ajo ishte dëshira e babait të tij dhe tani ai mund ta bindë nënën të zbresë edhe një herë në oktagon”, u shpreh Mendez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!