Futbolli është sporti më i prekur nga koronavirusi. Shumë shtete kanë vendosur të ndërpresin kompeticionet sportive, teksa Italia është vendi më i prekur europian.
Pandemia po përhapet kudo dhe së fundi ka prekur edhe Amerikën Latine. Paniku i madh ka ndikuar që CONMEBOL (Qeveria Latine e Futbollit) ka vendosur të pezullojë Kupën Libertadores.
“CONMEBOL ka vendosur të pezullojë ndeshjet e javës së Kupës Libertadores për të frenuar rrezikun e zgjerimit të virusit COVID-19 dhe për të mbrojtur lojtarët, stafin, delegatët, gjyqtarët, zyrtarët, shtypin dhe tifozët. Nga 15 deri në 21 Mars nuk do të luhet asnjë takim“, lexohet në deklaratën e CONMEBOL. /abcnews.al