Vetëm pak orë më parë skuadra e Feyenoord ka zbarkuar në Tiranë, për të luajtur finalen e madhe të Conference League, aty ku përballë do të ketë Romën e Jose Mourinhos, me sfidën që do të luhet për herë të parë në historinë në “Air Albania” duke nisur që nga ora 21:00.
Por skuadra holandeze me të mbërritur në kryeqytet, lojtarët janë takuar me një ish-kundërshtarë të tyre në vitin e largët 1991, ku u ndeshën me Partizanin në kuadër të kompeticionit Kupa e Kupave, një ndeshje e cila u mbyll në barazimin 0-0 në stadiumin e asaj kohe, Qemal Stafa.
Në atë ndeshje, një nga më të mirët për Partizanin ishte portieri Artur Lekbello, i cili ndali në më shumë se një rast holandezët. Dhe, sot, ekipi i Feyenoord është ritakuar sërish me portierin legjendar ndërsa në faqen zyrtare të Twitter kanë postuar momente nga ky takim së bashku me mbishkrimin; “Duke takuar një mik të vjetër”.
Meeting an old friend… ?
? Artur Lekbello #UECLfinal pic.twitter.com/zj70rt0Cz5
— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 24, 2022
/f.a/abcnews.al