Conference League/ Triumfon Fiorentina, Olympiacos mposht me “poker” anglezët e Aston Villa

schedule23:24 - 2 Maj, 2024

schedule 23:24 - 2 Maj, 2024

Ishin padyshim sfida spektakolare, pavarësisht se rezultatet përfundimtare ishin disi surprizuese, megjithatë xhirot e para të fazës gjysmëfinale, të UEFA Conference League prodhuan në total 11 gola, me “gjigantët” grek, të Olympiacos, që mposhtën me rezultatin 4 me 2 anglezët e Aston Villa, ndërsa “Violët” e Fiorentina fituan me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, rekordmenët belg, të Club Brugge.

Kështu, në “Villa Park”, “bomberi” maroken, Ayoub El Kaabi i dhuroi fitoren grekëve të tij me një tripletë personale, ndërsa për “Helenët”, triumfin me “poker” e plotësoi argjentinasi Santiago Hezze, duke nxjerrë kështu totalisht të pavlefshëm golat e Ollie Watkins e Moussa Diaby

Në krahun tjetër, siç theksuam edhe në rreshtat e mësipërm, Fiorentina fitoi me goxha vuajtje përballë “gjigantëve” belg të Club Brugge, teksa i mundi këta të fundit me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, në “mitikun” e Firences, falë golave të Roberto Sottil, Andrea Belotti e M’Bala Nzola, ndërsa për miqtë rezultatin e ngushtuan Vanaken e Igor Thiago, por pa mundur të siguronin qoftë edhe një barazim.

Megjithatë, pavarësisht këtyre rezultateve asgjë nuk ka përfunduar me skuadrat që do të përballen sërish me njëra-tjetrën javën e ardhshme, me “gjigantēt” e Olympiacos, që presin në Pire, djemtë e Unai Emery, ndërsa Fiorentina do të kërkoje finalen e dytë radhazi, në UEFA Conference League. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!