Në orën 15:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë, teksa nesër hidhet shorti për turin e dytë.
Tirana u rendit në vendin e dytë në kampionat dhe koeficienti që skuadrat ka, ka bërë që të jetë në vazon e ekipeve jo favorite dhe në turin e parë e pret një short i vështirë, megjithëse në vazon e skuadrave favorite ka edhe skuadra që nuk trembin.
Kundërshtarët e mundshëm të Tiranës: NK Maribor (Slloveni, )Alashkert FC (Armeni), FC Dinamo Batumi (Gjeorgji), La Fiorita 1967 (San Marino), FC Dinamo Minsk (Bjellorusi). /h.ll/abcnews.al