Në orën 15:00 u hodh shorti i Ligës së Konferencës në Nion të Zvicrës. Të kualifikuara në këtë kompeticion, janë edhe 4 skuadrat shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Dy skuadrat nga Kosova janë Gjilani dhe Dukagjini (Prishtina nuk u licencua për në Europë), të cilat janë njohur me skuadrat që do të kenë si rivalë të mundshëm në short.
Ndërkohë, dy skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut janë Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës. Të dyja ekipet bëjnë pjesë në vazon e skuadrave favorite dhe kundërshtarët janë relativisht më të lehtë./ h.ll/abcnews.al
HEGELMAN – SHKUPI
SHKËNDIJA – HAVERFORDUEST
DUKAGJINI – EUROPA
PROGRES NIEDEKORN – GJILANI