Conference League/ Olympiacos shuan “Fenerët”, Fiorentina “ngec” në transfertën çeke

schedule20:46 - 11 Prill, 2024

schedule 20:46 - 11 Prill, 2024

Ishin padyshim përballje spektakolare dhe tejet të luftuar. Sfidat Olympiacos-Fenerbahce e Viktoria Plzen-Fiorentina çelën siparin e xhiros së parë, të fazës çerekfinale, të UEFA Conference League, me sfidat e orës, 18:45, që argëtuan jo pak futbolldashësit, sidomos përballja “ballkanase”, e cili prodhoi plot 5 gola, gjatë 90 minutave, në Pire.

Këshut, në “Giorgios Karaikakis”, “Bardhekuqtë” e Olympiacos mundën me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, “gjigantët” turq të Fenerbahce, duke qëndruar vetëm 90 minuta larg kalimit në gjysmëfinale të kompeticionit. Fortounis, Jovetic e Chiqiunho realizuan nga një gol në portën e Livakovic, ndërsa Tadic, me 11-metërsh e Irfan Kahveci pas një aksioni fantasik ngushtuan diferencën, duke mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit.

Në krahun tjetër, në “Doosan Arena”, të Pëlzenit, “Violët” e Fiorentina nuk kanë shkuar më shumë se barazimi “i bardhë” pa gola, ndaj “gjigantëve” çek të futbollit, pavarësisht dominimit të italianëve, në fushën e blertë, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, megjithatë do të ishte diçka vërtetë e çuditshme, nëse në Firence, finalistët e edicionit të kaluar, të këtij kompeticioni, të mos kalonin në fazën e ardhshme.

Sakaq, kujtojmë se skuadrat e kualifikuara për në fazën gjysmëfinale do të vendosen mbrëmjen e 18 prillit, athere kur do të luhen edhe ndeshjet e kthimit, me “Violët” italianë, që do të presin në “Artemio Franchi”, çekët e Viktoria Plzen, ndërsa “Fenerët e Verdhë”, të Fenerbahce përballen me Olympiacos, në prezencë të 50,530 tifozëve në “Sukru Saracoglu”. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!