Conference League, Fiorentina-Sivasspor: Arbitrat shqiptarë do të vendosin sot drejtësinë

schedule10:43 - 9 Mars, 2023

schedule 10:43 - 9 Mars, 2023

Fiorentina do të përballet ditën e sotme ndaj Sivassporit në Firence të Italisë, ndeshje e vlefshme për 1/8 e Conference League.

Ekipi italian ka bërë një rrugëtim befasues në kompeticionin evropian, duke eliminuar Bragën bindshëm, dhe tashmë aventura e tyre do të vazhdojë ditët e sotme në përballjen e parë të eliminimit direkt.

Ajo që spikat në këtë përballje, është se arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësinë për 90 minuta.

Gjyqtari kryesor që do të vendosi rendin do të jetë Enea Jorgji. Dy asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj, ndërsa arbitri i katërt do të jetë Juxhin Xhaja./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!